Sporti

Drita përpara testit të vështirë në Evropë, sot luan ndaj Viktoria Plzen

07/27/2023 08:34
nga:E K

Drita do të përballen me Viktoria Plzen për ndeshjen e tyre të parë në raundin e dytë në Ligës së Konferencës.

Në prag të ndeshjes trajneri i ekipit kosovar i cilësoi çekët si favorit.

“Nesër ballafaqohemi me një kundërshtar shumë të mirë. Viktoria është klub me histori të madhe që luan pothuajse çdo vit në grupe të garave evropiane. Vitin e kaluar ka arritur shumë suksese dhe shumë ekipe të mëdha kanë hasur në vështirësi kundër Viktorias. E respektojmë shumë Viktorian dhe e dimë që ata janë favoritët në këtë ndeshje. Por edhe klubi ynë Drita po luan çdo vit në kualifikime të garave evropiane dhe i ka shkaktuar telashe shumë skuadrave të mëdha këtë e presim edhe nesër, të kemi një paraqitje shumë të mirë”, tha trajneri.

Ndeshja e parë mes skuadrës çeke dhe kosovare zhvillohet sonte (e enjte) në Çeki, nga ora 19:00, kurse më 3 gusht në ‘Fadil Vokrri’.

Përveç Dritës në Evropë Kosova përfaqësohet edhe nga Ballkani dhe Dukagjini.