Njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa thotë se ekonomia e vendit po vazhdon të përballet me vështirësi.
Bellaqa për GazetaBlic ka folur rreth ankestës së Pulsit Publik ku thuhet se 82.19% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me rrjedhat ekonomike të vendit, ku sipas tij këto rrethana kanë ardhë në mënyrë zinxhirore.
“Sa i përket anketës së Pulsit Publik ku thuhet se 82.19% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me rrjedhat ekonomike të vendit, është e vërtetë se ende ka vështirësi ekonomike në Kosovë”, tha ai.
“Këto rrethana janë krijuar nga pandemia ku nuk pati aktivitete ekonomike, pastaj edhe lufta në Ukrainë nga agresori rus që ndikoi në produktet strategjike siç janë, gazi, drithërat, nënproduktet e tyre e derivatet e naftës. Këto krijuan rrethana të reja ekonomike, ku filloi ngritja e çmimeve dhe në mënyrë direkte u bë edhe ngritja e çmimeve të produkteve bazike jetësore”, shtoi ai.
Sipas Bellaqës, e vetmja mënyrë që të dilet nga kjo krizë janë konsultimet për rritjen e produktivitetit vendor.
“Duhet të ketë konsultime në mënyrë që të ndryshohen rrjedhat ekonomike, duke ndryshuar treguesit makroekonomik në favor tonin, kështu duke rritur produktivitetin dhe ofertën vendore”, tha Bellaqa për GazetaBlic.
Bajra me alarme: Zhvillimi ekonomik s’po ecën mirë, s’ka reformë


