Lajme

Njohësi i çështjeve juridike tregon disa nga mënyrat se si mund të shkohet në zgjedhje në veri

07/26/2023 19:55
nga:Y I

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar sot pas mbledhjes së Qeverisë se në katër komunat veriore mund të shkohet në zgjedhje me anë të peticionit.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve juridike në vend, Muhamet Kelmendi.

Kelmendi tha se përveç peticionit ka edhe disa mënyra të tjera se si mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme në veri.

“1. Me peticion, duke mbledhur nenshkrime të votueseve në komunë, 2. Me mos-funksionimin e organeve, kur Pesidentja i shpalle zgjedhjet, por me kusht që organet lokale të mos rrezikojnë shtetin e së drejtës. 3. Me c’rregullime të ndryshme te pushtetit, kur organet e zgjedhura japin doreheqje dhe komunat mbesin pa kryertar. 4. Me vdekjen e kryetarëve apo me ikjen mga vendi dhe 5. Kur organet lokale, kryetarët e komunave kryejnë vepër penale të dënueshme sipas neneve 100 -125 te Kodit Penal të Kosoves, që nënkupton rrezikimin e terësisë territoriale dhe të sovranittit të shtetit, duke marrë vendime për ndarje dhe për mos respektimin e organeve të larta të shtetit. Në cilen do formë është Presidentja që i shpalle zgjedhjet e jashtezakoneshme a të rregullta” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”

Disa javë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe i dërguari i BE-së për dilaogun Kosovës-Serbi-Miroslav Lajçak u dakoorduan për deeskalimin e situatës në veri.

Pjesë e dakoordimit ishte një marrëveshje me katër pika ku përfshihej edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në veri.

Pikat e dakoorduara janë si më poshtë:

Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndërtesave komunale.

• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

/Gazeta Blic/