Sporti

Zbulohen detajet e marrëveshjes mes Milanit dhe Villarreal për Chukwueze

07/26/2023 13:21
nga:Mergim Rreci

Milani është gati të sigurojë një tjetër përforcim për sezonin e ri.

Ky është anësori Samuel Chukwueze, i cili po përgatitet të largohet nga Villarreali, ku ka qenë për shtatë vitet e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas shtypit italian, marrëveshja është nënshkruar për 20 milionë euro, plus tetë milionë bonuse dhe nigeriani, 24 vjeç, pritet në Milano këtë të mërkurë, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën.

Chukwueze, i cili ndihmoi ‘nëndetësen e verdhë’ të fitonte Europa League në 2021, shënoi 13 gola dhe bëri 12 asistime në 50 ndeshje sezonin e kaluar.

/GazetaBlic Sport/