Ish-kryeministri Abdullah Hoti dhe ish-ministri i Brendshëm, Agim Veliu janë dy prej politikanëve që bëjnë më së shumti batuta brenda Grupit Parlamentar të LDK-së.
Shefi i deputetëve të këtij subjekti, Arben Gashi ka zbuluar në Politikoff se figurat tjera të “shquara” për barcoleta, janë deputetët Armend Zemaj, Valentina Bunjaku, Rrezarta Krasniqi, Anton Quni e Driton Selmanaj.
Por, as shefin e GP të LDK-së, nuk e përjashtoi deputetja Krasniqi, e cila tha se “shefi” është “the party-maker”, transmeton Gazeta10.
“Në përceptimin publik nuk është që jemi shumë gazmor, mirëpo brenda ekipës kemi shumë harmoni, dhe kemi shumë batuta gjatë gjithë kohës. Krejt bajnë batuta, secili e ka profilin e vet, disa Zemaj, disa Valentina, Rrezja bile edhe Abdullahu bën batuta, edhe Agim Veliu. Janë momente ku kemi situata shumë të mira, gazmore. Psh, për barcoleta shquhet Antoni dhe Dritoni, edhe Abdullahu e Agimi tregojnë barcoleta. Abdullahu i ka shumë të qeta.”, ka treguar Gashi në Politikoff.


