Deputeti i VV’së, Agon Batusha ka folur rreth vendimit të PDK-së për të mos votuar në Kuvend, deri sa të ketë legjislaturë të re.
Batusha në një prononcim për GazetaBlic thotë se, me këtë vendim po tregohet se mazhoranca nuk varet nga opozita.
“Kjo deklaratë tregon pafuqinë e opozitës për të krijuar kauzë dhe mbi të gjitha tregon qartë se mazhoranca nuk varet prej tyre. Kësaj pune i thojnë shumë zhurmë për asgjë”, tha Batusha.
Batusha shton se PDK-ja duhet t’i kthehet punës dhe të votojë marrëveshjet ndërkombëtare sepse janë për të mirën e përgjithshme.
“I ftojmë që t’i kthehen punës për të cilën janë në detyrë dhe të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare nga të cilat Kosova përfiton mbi 150 milionë euro, të cilat përkthehen në investime për të mirën e përgjithshme”, tha Batusha për GazetaBlic.
“PDK nuk merr pjesë në asnjë votim në Kuvend”, LVV-ja: Ky vendim nuk na pengon asgjë!


