Basketbollistët e Kosovës të hënën mbrëma kanë ateruar në Danimarkë.
Përzgjedhësi Rami Hadar ka zgjedhur 12shen kundër Danimarkës, por edhe sfidën e ardhshme ndaj Zvicrës.
Danimarka-Kosova do të zhvillohet të mërkurën nga ora 18:00, kurse Zvicra-Kosova do të përballen më 29 korrik. Sfida e fundit në grupe për Dardanët është kundër Danimarkës më 5 gusht në Prizren.
Basketbollisti kosovar, Arian Qallaku është prononcuar për ‘GazetaBlic Sport’ para kësaj sfide, atje ku tha se Danimarka është një kundërshtar shumë i fortë.
“Natyrisht, pas asaj paraqitjeje shumë të mirë ndaj Zvicrës, sigurisht që jemi shumë të motivuar, megjithatë, e dimë që Danimarka është një ekip shumë i mirë me lojtarë cilësorë dhe sigurisht që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi bërë përgatitjet tona për këtë ndeshje dhe shpresoj të performojmë sa më mirë”, tha fillimisht Qallaku.
Tutje, ai tha se Kosova ka gjasa për ta fituar grupin, por që duhet të punojnë fortë për këtë gjë.
“Sigurisht që i kemi shanset, por duhet të punojmë shumë dhe shpresojmë që në fund ta kalojmë grupin”, përfundoi ai
/GazetaBlic Sport/


