Lajme

Mot me diell, sot dita më e nxehtë e javës së fundit të korrikut

07/25/2023 07:21
nga:G B

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vapë. Parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës së fundit të korrikut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.