Mirlind Daku e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën tek Rubin Kazan.
Sulmuesi ka realizuar në ndeshjen e parë të tij zyrtare me skuadrën e re, duke ndëshkuar që në minutën e 3-të Lokomotivën e Moskës.
25-vjeçari arriti që në prekjen e parë të topit në përballjen e javës së parë që gjente rrugën e rrjetës, duke finalizuar me kokë një harkim që i erdhi nga e djathta.
Në pjesën e dytë, Daku u bë sërish protagonist, këtë herë duke dhënë asistin, për golin e dytë për skuadrën e Rubin Kazan. Sulmuesi shërbeu saktë për Fameyeh, i cili çoi shifrat në 1-2. 25-vjeçari luajti për 75 minuta në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Rubin Kazan.
Sipas rrjetit ‘Whoscored’, Daku ishte më i miri i ndeshjes, atje ku u vlerësua me notë 7.9.

/GazetaBlic Sport/


