Sporti

Pioli me fjalë të mëdha për Leaon, ka pritshmëri të mëdha nga sulmuesi portugez

07/21/2023 17:41
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli për pritshmëritë rreth Rafael Leao, një sulmues ndërkombëtar portugez, i cili po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi në ekip.

“Për atë që ka treguar në fushë dhe për qëndrimet e tij, shpresoj të rritet edhe më shumë. Kjo pavarësisht se tashmë është përmirësuar shumë. Mendoj se do të bëhet lojtar kryesor skuadre”, tha trajneri italian për Sky Sports, përcjell GazetaBlic Sport.

Sezonin e kaluar, 24-vjeçari bëri 48 paraqitje për kuqezinjtë, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë 12 asistime. Në fillim të qershorit, ai nënshkroi një rinovim deri në qershor 2028.

/GazetaBlic Sport/