Sporti

Portieri i FC Shkupit, Artan Iljazi: Të lumtur që u kualifikuam tutje, synojmë më të mirën ndaj Levskit

07/21/2023 17:17
nga:Mergim Rreci

Ashtu edhe siç pritej FC Shkupi ka siguruar biletën për në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e kthimit u mbyll me barazim pa gola, por falë fitores së thellë 5:0 në ndeshjen e parë në Lituani, skuadra nga Çairi avanson më tej.

Ndryshe Shkupi në raundin e dytë kualifkues të Ligës së Konferenës do të përballet me Levskin e Sofjes.

Portieri i kësaj skuadre, Artan Iljazi tha për ‘GazetaBlic Sport’ se kalimi tutje është një gjë shumë e madhe dhe do të tentojnë që edhe ndaj Levskit ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Normalisht nuk ishte një ndeshje e lehtë ndaj klubit të Hegelmannit, por për fat të mirë e kaluam me sukses. Tani jemi të fokusuar sa më shumë për ndeshjen e radhës kundër Levskit, do ta analizojmë mirë kundërshtarin dhe do të përgatitemi maksimalisht deri tek nedshja. Shpresojmë tek rezultati pozitiv“, tha Iljazi.

/GazetaBlic Sport/