Lajme

Rreth 45% më pak sasi të grurit këtë vit

07/20/2023 21:05
nga:Mergim Rreci

Mesdita e së enjtes e gjeti në kombajnë. Gëzim Haradanaj, po korrë grurin e kultivuar për këtë vit.

Mirëpo ai nuk është i kënaqur me rendimentin të cilin e ka siguruar nga këta hektarë të mbjellë.

Mbjellja e grurit sipas këtij bujku është goxha e kushtueshme.

Andaj sipas tij, subvencionet që marrin nga Qeveria po janë të pamjaftueshme për mbulimin e këtyre shpenzimeve.

Të pakënaqur më sasinë e grurit të grumbulluar janë edhe nga sindikata.

Ata thonë se krahasuar me vitin e kaluar, ka përgjysmë më pak rendimet të grurit.

E reshjet e mëdha të shiut kanë ndikuar që sasia e kësaj kulturës bujqësore të përgjysmohet.

Kombajnën javën që lamë pas e provoi edhe kryeministri Kurti sipas të cili afër 67 mijë hektarë janë mbjellur me grurë sivjet, apo 32% më shumë sesa vjet.

Ministria e Bujqësisë ka mbështetur secilin bujk që ka mbjellë grurë me nga 474 euro për hektar.