Lajme

Obiliq: 17 urdhëresa për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje

07/20/2023 17:42
nga:Mergim Rreci

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e stacionit të Obiliqit, që nga data 1 qershor kanë realizuar 17 urdhëresa të gjykatës, këto urdhëresa kanë qenë për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje, raporton GazetaBlic.

Në njoftim thuhet se gjatë të njëjtës periudhë janë kryer 23 verifikime të adresave sipas kërkesave të Gjykatës dhe Prokurorisë.

“Pesronat e dënuar me burgim, janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara me urdhëresë” thuhet në njoftimin e Policisë.