Sporti

Kosova shkëlqen ndaj Zvicrës, fitore bindëse në ‘Sezai Surroi’

07/19/2023 22:22
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur me fitore parakualifikueset për Euro 2025 në basketboll.

‘Dardanët’ triumfuan me rezultat 76 – 49 ndaj Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike nga djemoshat e drejtuar nga Rami Hadar, me trajnerin që shijoi debutimin me një fitore bindëse.

Kujtojmë që Kosova është në grup edhe me Danimarkën, kundërshtarin e radhës.

/GazetaBlic Sport/