Lajme

A priten rezultate pozitive nga takimi Bislimi-Petkoviq?- Flet për “Gazeta Blic” njohësi i marrdhënieve ndërkombëtare!

07/19/2023 13:43
nga:Y I

Njohësi i marrdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri, ka folur në lidhje me takimin ndërmjet dy kryenegociatorëve që po mbahet sot në Bruksel.

Imeri në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se tashmë duket që ka dakoordim për t’u ulur tensionet në veri dhe për të mbajtur zgjedhejt e reja në atë pjesë.

“Lidhur me situatën e atjeshme, duket sa ka nje dakordim se duhet të krijohen kushte të reja për të ulur fillimisht tensionet, të cilat edhe ashtu janë ulur, edhe te gjendet një zgjidhje e duhur, që duket se ka të bejë me mbajtjen e zgjedhjeve atje” tha Imeri për “Gazeta Blic”

Dorajet Imeri, Njohës i Marrdhënieve Ndërkombëtare

Takimi ndërmjet Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, po mbahet aktualisht në Bruksel.

Takimi ndërmjet dy kryenegociatorëve ishte në një prej pikave të dakorduara mes Lajçak dhe Bislimit, pak ditë më parë në Bratisllavë.

Katër pikat e prezantuara nga Qeveria e Kosovës për deeskalimin e situatës në veri janë si vijon më poshtë:

1-Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm për 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

2-Policia e Kosovёs bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

3-Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

4-BE-ja do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Pika e parë e dakorduar tashmë ka gjetur zbatim sepse janë tërhequr 25% e zyrtarëve policorë nga objektet komunale në veri.

/Gazeta Blic/

“Tërheqja e 25% të policisë dhe mos-shtensionimi i situatës, ‘lojë luftash’ nga Kurti dhe Vuçiq”

Takimi Bislimi-Petkoviç ka nisur në orën 9:30, BE jep pak detaje