Jordi Alba, mbrojtësi i majtë 34-vjeçar, i cili përfundoi kontratën me Barcelonën pas 11 sezonesh në klubin spanjoll, do të ribashkohet me Lionel Messin dhe Sergio Busquets në Inter Miami.
Gjatë prezantimit të Lionel Messit, një nga gazetarët e Inter Miamit, Jorge Mas, la të kuptohej se reprezentuesi spanjoll do të përforconte edhe klubin amerikan, informacion që konfirmoi këtë të martë ai, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jordi Alba do të nënshkruajë”, tha Jorge Mas, duke konfirmuar ribashkimin mes futbollistëve që shkëlqyen në Spanjë.


