Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se me 6 gusht bëhen 16 muj që Kurti dhe Osmani e kanë lënë Kosovën pa Kryeprokuror të Shtetit, pa udhëheqësin kryesor të organit të akuzës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është e paprecedentë, e papranushme, e papërgjegjshme dhe sjellje që shpreh dezertim nga mandati dhe detyrat kushtetuese.
Ai ka thënë se kjo po ndodh pasi Kurti dhe Osmani ende nuk e kanë gjetur rrugën e duhur për kapjen dhe shkatërrimin e sistemit prokurorial në Kosovë.
Postimi i tij i plotë:
Me 6 gusht bëhen 16 muaj që binomi Kurti&Osmani e kanë lënë Kosovën pa Kryeprokuror të Shtetit, pa udhëheqësin kryesor të organit të akuzës.
E paprecedentë, e papranushme, e papërgjegjshme dhe sjellje që shpreh dezertim nga mandati dhe detyrat kushtetuese.
Pse po ndodh kjo?!
Përgjigja është shumë e thjeshtë. Kurti&Osmani ende nuk e kanë gjetur rrugën e duhur për kapjen dhe shkatërrimin e sistemit prokurorial në Kosovë. Këtë përpjekje e ka konfirmuar vetë në Kuvend z. Kurti, kur pat thënë se “Si ka mundësi të bëhet dikush Kryeprokuror përkundër vullnetit tim, vullnetit të Presidentes dhe Kryeparlamentarit”!.
Kjo logjikë nuk është tjetër përveçse logjikë totalitare dhe parapolitike!
Këtë logjikë duhet ndal me domosdoshmëri.


