Lajme

BE: Lajçak takon Bislimin e Petkoviçin nesër në Bruksel

07/18/2023 12:11
nga:N M

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar që nesër në Bruksel, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do t’i takojë Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç në Bruksel.

“Kosova dhe Serbia: Nesër Përfaqësuesi Special Miroslav Lajçak do të presë kryenegociatorët e të dyja palëve në kontekstin e dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel”, ka shkruar Stano në Twitter.

“Fokus do të jetë zbatimi i plotë i marrëveshjes së 27 shkurtit dhe hapat drejt depërshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës”.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti që po ec me ‘hapa të breshkës’