Lajme

Edhe sot temperaturat do të jenë përvëluese

07/16/2023 07:07
nga:Gazeta Blic

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe do të jetë vapë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperatrave maksimale.

“Të dielen mot kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperatrave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 grad Celsius.”