Lajme

Këto janë dy vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

07/14/2023 22:37
nga:Y I

Qeveria e Kosovës, ka zhvilluar sot në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje u morën dy vendime.

“U miratua vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (Sh. A.).U miratua kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270,000.00 € (dyqind e shtatëdhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM)” thuhet në njoftimin e ZKM-së.