“Kolegji Universum” tashmë i njohur si “Uni-Universum International College” së fundmi ka bërë një bashkëpunim me “Arizona State University”, Universiteti më i madh publik në SHBA. Pas kësaj marrëveshje “Kolegji Universum” fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University si dhe studentëve u jepet mundësia që vitin e fundit të studimeve ta kryejnë në Amerikë.
GazetaBlic i ka intervistuar disa studentë e ish-studentë të këtij fakulteteti, ku kanë folur për përvojat dhe bursat që i dhuron ky kolegj.
Rinesa Koca, ish- studente dhe aktualisht pjesë e stafit në “ Kolegjin Universum” ka treguar për bashkëpunimin me Universitetin e Arizonës dhe përfitimet e studentëve nga kjo mundësi.
“Tani në Universum përveç sjelljes së kulturës europiane të studentëve, dhe stafit akademik, ne e kemi sjell edhe një sistem tërësisht amerikan, një kurrikul tërësisht të fuqizuar nga Arizona State University edhe ofrimin e shumë gjërave për studentët tonë. Ne ofrojmë edhe dipomë të dyfishtë, tani me Arizona State University, ku studentët pas përfundimit të tri viteve të studimeve në Kosovë mund të vazhdojnë vitin e fundit në Arizona State University dhe të pajisen me dy diploma, një diplomë që është e fuqizuar nga po ai universitetet dhe një diplomë tërsisht amerikane e cila është tërsisht diplomë amerikane e Arizones”, tha ajo.
Po ashtu ajo foli edhe për bursat që ofrohen nga kolegji për studentë dhe mundësitë e punësimit. “Universumi gjithmonë ka qenë lider sa i përket ndërkombëtarizimit, më i madhi në shtetin e Kosovës me bursat që ua ka ndryshuar jetën studentëve tonë. Nëse flasim me numra atëherë mund të themj se Universumi ka 221 Universitete partnere në Evropë dhe në Turqi, në 26 shtete të Evropës”.
”Si përket numrit të studentëve që ne i kemi dërguar jashtë vendit e kalon diku rreth 1200, dhe me kompenzime mujore që kanë marrë nga 850 euro deri ne 950 euro për muaj, që i bie diku më shumë se 4000 euro për 5 ose 6 muaj studime, në një shtet të Europës. Të gjithë këta student më që kanë kaluar një semester diku në Europë, e kanë një përqindje shumë të lartë të punësimit kur janë kthyer në kosovë, përveç asaj pavarësisht që janë zhvilluar shumë nga ana akademike, ata janë rritur shumë edhe në personalitet dhe në karakter, do me thënë i janë nënshtruar një ndryshimi të mrekullueshëm në jetën e tyre”.
Krejt në fund, ajo tregoi edhe përvojat e saj si bursiste në këtë kolegj.
“Unë kam qenë njëra prej studenteve përfituese të kësaj burse të plotë në Portugali, në Polytechnic Institute of Coimbra. E gjithë eksperienca ime atje ka qenë e paharrueshme dhe sidomos disa momente, evente që i kemi bërë, njëri prej tyre ka qenë ftesa e ambasadorit të Kosovës në Portugali, zotëri Ylber Kryeziu i cili na ka mirëpritur në ambasadën e Kosovës në Portugali. Aty e kemi pas nderin ta takojm edhe presidenten zonjën Vjosa Osmani, e cila ka ardhur për një ligjeratë në Universitetin e Lisbonës, ka qenë shumë knaqësi dhe nder me bisedu me presidenten edhe ambasadorin për gjitha ndryshimet, për gjitha gjërat që ne jemi duke u mundu me i sjell në Kosovë por gjithmon duke e marrë një këndvështrim prej shteteve europiane”.
Studentja tjetër, Bleona Sylejmani po ashtu e diplomuar në Universum për Shkenca Politike tregoi rrugëtimin e saj në këtë fakultet.
”Duke pas parasysh që Kolegji Universum në kohën e maturantëve, viziton të gjithë maturantët në shkollat e mesme duke i testuar ata për bursa që ofrohen duke filluar nga 20, 30, 50% e deri në 100%, atëherë unë kam qenë njëra prej maturantëve që kam bërë testin e bursës dhe pastaj jam kontaktuar nga Universumi pas verifikimit të rezultateve, si dhe jam ftuar në intervistë dhe kam rezultuar me përfitim të bursës 100%”.
Tutje ajo tregoi edhe për bursën e dytë që e mori nga ky universitet, për të studiuar jashtë vendit.
“Vitin e parë unë zgjodha të studioj në Kosovë në Universum, në Shkenca Politike por vitin e dytë jam fituese prapë e një burse, e kjo është bursë Erasmus me bursë të plotë për studime jashtë vendit që Universum ofron tash e sa vite. Unë kam studiuar në Rennes të Francës një ndër institutet me të njohura për studime politike ku kanë studjuar edhe presidentët e Francës si Macron, Zhan Shirak e tjerë persona publik e të njohur politikisht. gjithashtu unë kam qëndruar në Rennes ku të gjitha shpenzimet mujore të jetesës kanë qenë të mbuluara nga Kolegji Universum dhe bursa Erasmus si dhe shpenzimet e udhëtimit”.
Ajo ka treguaf edhe përvojat e saj gjatë studimeve jashtë vendit.
“Kjo përvojë më ka ndihmuar shumë, pikë së pari duke udhëtuar nga një vend që ende nuk e ka liberalizimin e vizave dhe duke udhëtuar e vetme. duke krijuar komplet një rreth të ri, një shoqëri të re, duke u njoftuar me një gjuhë të re, me profesorë të rinjë dhe me shumë kultura të tjera përveç asaj edhe me kulturën franceze. Ka pasur edhe studentë nga e gjithë bota, si Suedia, Zvicra, Gjermania pastaj Kina kemi pasur kolegë nga Greqia, një shtet që neve nuk na njeh, pra ne kemi pasur shumë kontakte apo kemi krijuar kontakte të mjaftueshme që nuk na e kishte marrë mendja që mund të sfidonim veten në këtë mënyrë si profesionalisht ashtu edhe personalisht”.
Ajo tregon se këto studime i kanë ndihmuar shumë edhe për tregun e punës.
“Pasi që pasi jam kthyer në Kosovë pas përfundimit të studimeve, pra me përvojën e Erasmus, Universum më ka mundësuar të jem edhe pjesë e stafit ende pa diplomuar duke filluar së pari me punë praktike me pagesë dhe pastaj duke u punesuar plotësisht në koegj si asistente ligjëruese në njerën prej lëndëve me profesorë dhe kjo më ka ndihmuar shumë si përvojë”.
Ndërsa, studenti në vitin e tretë Donat Kelmendi, i cili studion për Infermieri, po ashtu bursistë për të studiuar jashtë vendit, tregoi se tashmë e ka kryer një semestër në “Kaunas University of Technology” – Lithuani.
”Shpresoj që çdo student të ndjek njëherë një Erasmus në cilindo qytet ose shtet që mundet me shku”.