Lajme

Opozita liron foltoren, vazhdon seanca plenare

07/13/2023 19:27
nga:Y I

Deputetë e opozitës kanë zhbllokuar foltoren e Kuvendit, disa prej tyre janë thyer në ulëset e tyre teksa të tjerë kanë lëshuar sallën.

Kjo ndodhi pas u plotësua kërkesa e PDK-së, për largimin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi nga salla e Kuvendit.

Zëvendëskryeministri Bislimi, i cili u përfshi në përleshjen fizike paradite, ka lëshuar sallën e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca po vazhdon me mbajtjen e seancës, përkatësisht me votimin e amendamenteve të propozuara nga Bekim Haxhiu e Floretë Zjenullahu të PDK-së.

 

Szunyog dënon dhunën që ndodhi në Parlamentin e Kosovës