Edhe pse ka kaluar mbi një orë që nga rinisja e seancës plenare, ende nuk është vendosur nëse do të procedohet tutje apo do të ndërpritet për sot kjo seancë.
Nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që seanca të ndërpritet derisa të ftohen ‘gjakrat’ pas përleshjes së ndodhur sot mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë Kurti.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka insistuar që seanca plenare të mbahet, raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/


