Lajme

Ndalohet për 48 orë avokati Besnik Berisha

07/13/2023 14:25
nga:N M

Avokati Besnik Berisha është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.

Atij i është caktuar sot masa e ndalimit për 48 orë me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt.

Berisha bashkë me tre persona të tjerë është arrestuar të enjten në një aksion që është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Prokuroria ka njoftuar se ata dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

Prokuroria ka njoftuar se janë kontrolluar e pastaj edhe sekuestruar përkohësisht shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të katër të arrestuarve dhe dy personave të tjerë të dyshuar.

Sipas Policisë të arrestuarit e tjerë përveç Berishës janë personat me iniciale N.Xh., I.S.dhe R.C.

LDK: Pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvend, sot ishte ditë e rëndë në historinë parlamentare