Lajme

Mitrovicë: Aksident me gjashtë të lënduar

07/13/2023 09:11
nga:Mergim Rreci

Ka ndodhur një aksident me gjashtë të lënduar dje në Mitrovicë.

Sipas policisë në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësore janë liruar.

“Fsh. Shupkovc, Mitrovicë 12.07.2023 – 14:40. Tri vetura civile me drejtues meshkuj  kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 femra dhe 2 meshkuj kosovarë. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësore janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.