Lajme

Hapat e Kosovës për deeskalim, deputeti i AAK-së: Kjo është zbrapsja e radhës e Albin Kurtit!

07/12/2023 19:16
nga:Y I

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me pikat e prezantuara nga Qeveria për depërshkallëzimin e situatës në veri të vendit.

Dreshaj tha se këto pika për të cilat kryeministri Kurti është dakoorduar në Bratisllavë me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, duhet të implementohen.

“Këto pika janë pika të cilat janë të dakoorduara në Bratisllavë së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ndërmjetësuesin për çështjen e Kosovë. Këto pika duhet të implementohen nga Kosova”

Ai tutje shtoi se si çdoherë tjetër, kjo është zbrapsja e radhës e kryeminsitrit Kurti.

“Çdoherë Kurti do të zbrapset. Unë e shoh thjesht një zbrapsje të radhës” tha Dreshaj për “Gazeta Blic”

Shemsedin Dreshaj, Deputet AAK

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditura hapat që sipas saj do të kontribuojnë në shtensionimin e situatës në veri.

Katër pikat e prezantuara nga Qeveria janë këto:

1-Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm për 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

2-Policia e Kosovёs bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

3-Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

4-BE-ja do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka mirëpritur zotimin e Kosovës për ndërmarrjen e hapave të parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit.

“E mirëpres zotimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për shtensionim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Borrell, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Ish-deputetja e LDK-së: Nga ‘loja e çmendur’ e Albin Kurtit, Kosova ka fitur vetëm sanksione!

Borrell: Mirëpres angazhimin e Kosovës për depërshkallëzim, presim hapa të mëtutjeshëm pozitivë