Lajme

Haxhiu- Kurtit dhe Kusari Lilës: Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folet shqip, turp ju qoftë!

07/12/2023 18:43
nga:Y I

Pas video-inçizimit të tretë Kusari-Lila-Simiq ku përmendet edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ky i fundit.

Haxhiu duke iu referuar VV-së dhe Kusari-Lilës ka thënë se të njëjtit janë llumi i shoqërisë kudo që flitet shqip.

“Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe.Turp ju qoftë” shkruan Haxhiu në reagim.

“Albin, çka ke me ju thanë sot nënave gjakovare, ushtarëve të UÇK-së , familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe të zhdukurëve” shkruan Haxhiu raporton Gazeta Blic.

Në fund Haxhiu thotë se të njëjtit janë tradhtarë që deri dje kanë spiunu tek armiku dhe sot na shajnë para armikut.

Reagimi i plotë:

Mimoza ankohet te Sllavko se Ramushi po i fryn listat e veteranëve, e quan Uranin “idiot” dhe e pyet Sllavkon “a e din bre ti kush është Bekim Haxhiu”