Lajme

Drafti i Ramës për Asociacionin, Gërvalla: Nuk merret në konsideratë!

07/12/2023 17:16
nga:Y I

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka treguar se e ka parë ndonjëherë draf-statutin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo tha se Rama nuk ka biseduar me institucionet kosovare për këtë format.

“Nuk e kam parë draftin, por pavarësisht se çfarë do të përmbante një draft i tillë i pakoordinuar me institucionet e Kosovës, nuk është një draft që do të trajtohet dhe do të merret në konsideratë”, ka thënë Gërvalla në një intervistë për Euronws Albania.