Skuadra e Ballkanit ka marrë një fitore të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Ludogoretsit.
Ballkani ka fituar ndaj Ludogorets me rezultatin 2-0, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Në postimin nga faqja zyrtare e Ludogoretsit shihet se disa tifozë nuk ishin aspak të kënaqur me ekipin e tyre, por ata uruan Ballkanin për angazhimin dhe lojën e mirë.
E pashë të gjithë ndeshjen dhe mund të them, një bravo e madhe për ekipin e Ballkanit për lojën me zemër! Këta djem po jepnin gjithçka dhe shihje se po luanin për CHL! Për Ludogorets, mund të them se loja e tyre ishte tragjike pothuajse gjatë gjithë ndeshjes! Normale me 2-0 kundërshtari u ngadalësuar dhe për të kursyer energji! Ludogorets nuk tregoi kreativitet”, shkruan një tifoz i Ludogorets.
“Shumë e merituar. Urime Ballkanit dhe futbollit që ata po luajnë. Mësim i vlefshëm për Ludogoretsin. Shpresojmë të bëhen përfundimet e nevojshme”, shkruan një tjetër.



