Landrit Rama është njëri ndër mbrojtësit me të ardhme të ndritur në futbollin kosovar.
Mbrojtësi i talentuar ka arritur marrëveshje me skuadrën e Llapit, por që nuk do të mund të luajë në pjesën e parë të edicionit të ardhshëm tek klubi nga Podujeva.
Rama ka edhe 6 muaj kontratë me skuadrën e Vushtrrisë dhe ‘GazetaBlic Sport’ kishte raportuar javën e kaluar se drejtuesit e klubit nuk po e lejojnë largimin e tij dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri Batatina.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se nuk ka arritur një marrëveshje me Vushtrrinë dhe se Rama do t’i bashkangjitet klubit vetëm në muajin janar.
“Ne kemi një marrëveshje me futbollistin, por që klubi nuk e ka lëshuar atë. Ai është futbollist i yni dhe do të na bashkangjitet në muajin janar. Këtu nuk ka pëfunduar merkato e skuadrës tonë, ne kemi disa transferime të kryera, por po presim derisa skuadrat tona t’i përfundojnë ndeshjet e tyre në Evropë”, tha Batatina.
/GazetaBlic Sport/


