Vlera e re e futbollistëve kosovarë do të publikohet nesër në “website” e specializuar për çmime të lojtarëve, ‘Transfermarkt’.
Nga nesër, futbollisti më i shtrenjtë në Kosovë do jetë sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, mëson GazetaBlic Sport.
Çmimi i sulmuesit kosovar do të rritet për 71,4%, nga 350 mijë euro në 600 mijë euro.
Rrahmani kishte një sezon fantastik në klubin e Ballkanit, teksa u shpall golashënuesi më i mirë në Superligë dhe ndihmoi Ballkanin drejt triumfit në Superkupën e Kosovës dhe titullit.
Kujtojmë se Rrahmani me shumë gjasë mund të largohet nga Ballkani këtë edicion duke vazhduar karrierën në Europë, pasi disa skuadra kanë shprehur interesim për të.
/GazetaBlic Sport


