Sporti

FC Ballkani njofton: Biletat shiten deri nesër në orën 14:00

07/10/2023 18:26
nga:L J

Skuadra e Ballkanit do të ballafaqohet nesër me Ludogoretsin në fazën kualifikuese të Champions League.

Ballkani dhe Ludogorets takohen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Ballkanit ka njoftuar se shitja e biletave fizikisht vazhdon deri sonte në orën 21:00, teksa vazhdon edhe nesër deri në orën 14:00.

Ja njoftimi:

“Të dashur tifozë
Shitja e biletave te stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, vazhdon sonte deri në orën 21:00, kurse nesër nga mëngjesi e deri në orën 14:00.
Poashtu, shitja online vazhdon në çdo kohë deri nesër ne ora 14:00″, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport