Sporti

U fol se mund të transferohet tek Ballkani | Guindo kalon në Izrael

07/09/2023 23:07
nga:L J

Saliou Guindo transferohet në Izrael.

Sulmuesi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Maccabi Petah Tikva.

26-vjeçari ishte pjesë e Laçit sezonin e kaluar, me Guindo i cili u rikthye te kurbinasit pasi në verën e kaluar kaloi te skuadra e Dibba Al-Fujairah.

Guindo realizoi 11 gola në 18 ndeshje sezonin e fundit, ndërsa në edicionin 2021-2022 ishte golashënuesi më i mirë i Superligës, sëbashku me Seferin me 19 gola.