Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas deklaratës së ministres Gërvalla, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sipas qeverisë, Blinkeni naiv, Scholzi, Makroni, Melloni tigra prej letre, Edi Rama tradhtar, e Donika Gërvalla gjeni.
Ai ka shtuar se do të kalojnë vjet e dekada e fëmijët do të mësojnë në shkollë se si në këtë kohë Kosovën e kishte kapluar badallallëku e poshtërsia, e cila e kishte izoluar e përqeshur prej krejt botës.
Kelmendi ka shtuar se Rama e shkarkoi një ministër për një rrahje të familjarëve të një deputeti, ndërsa te ne skandali nuk po e pret skandalin dhe kujt s‘i mungon thoi.
Postimi i tij i plotë:
Blinkeni naiv.
Scholzi, Makroni, Melloni tigra prej letre.
Edi Rama tradhtar.
E Donika Gërvalla gjeni.
Dmth do të kalojnë vjet e dekada e fëmijët do të mësojnë në shkollë se si në këtë kohë Kosovën e kishte kapluar badallaku e poshtërsia, e cila e kishte izoluar e përqeshur prej krejt botës.
PS1. Edi Rama e shkarkoi menjëherë ministrin e Brendshëm për një rrahje të familjarëve të një deputeti. Vetë deputeti dha dorëheqje.
Te ne skandali nuk po e pret skandalin dhe kujt s‘i mungon thoi.
PS2. A keni menduar ndonjëherë se si dikush për 20 vjet nuk ia ka dalë ta ketë një vend dinjitoz pune dhe përnjëherë është bërë ministër ose ministre, deputet ose deputete? Këta i shohim më aktivët dhe më agresivët sot. Nuk kanë çka humbin!


