Fisnik Rugova është larguar nga grumbullimi me kombëtaren e Kosovës në basketboll.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se basketbollisti nuk do të jetë nën urdhërat e trajnerit Rami Hadar.
Sipas burimeve tona, Rugova është larguar për arsye familjare dhe nuk do të jetë më pjesë e kombëtares në këtë grumbullim.
Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën, në Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.
Sfida e parë e Dardanëve është kundër Zvicrës më 19 korrik në Prizren.
/GazetaBlic Sport/


