Jerzy Dudek ishte figura kryesore e skuadrës së Liverpool në triumfin historik të finales së Ligës së Kampionëve (2005).
Milani dhe Liverpool kishin zbritur në Stamboll për trofeun më të madh evropian, por pa e ditur se do të jenë pjesë e përheshme e historisë të futbollit, duke prodhuar një ndeshje për infarkt.
Italianët kryesonin pas pjesës së parë me rezultatin 3-0, por në të dytën ndodhi “mrekullia”, Liverpool barazoi gjithçka duke e dërguar ndeshjen në shtesë dhe më pas në penallti ku dhe fituan gjithçka.
Në një prononcim ekskluziv për ‘GazetaBlic Sport’, Jerzy Dudek ka deklaruar se ishte ndeshja ndaj Olympiacos, ajo përmbysje e rezultatit, që e motivoi ekipin të përmbyste rezultatin edhe në finale ndaj Milanit.
“Gjithmonë duhet të besoni deri në fund të ndeshjes, ne kemi punuar shumë dhe e keni parë se çfarë ndodhi pastaj. Para së gjithash, ishte shumë e vështirë të shkonim në finale, fituam ndaj Chelseat, Juventus, Bayern Leverkusen, por në fazën e grupeve ne duhet ta mposhtnim Olympiacos në shtëpi, pësuam gol dhe ishim duke humbur 1-0 pas pjesës së parë dhe duhej të shënonim tri gola që të kualifikoheshim tutje, aty filloi, ne mendonim se mund t’ia arrinim nëse donim… dhe po, ne shënuam tri gola ndaj Olympiacosit, golin e fundit e shënoi Steven Gerrard më duket, ndoshta kjo gjë pati ndikim edhe në finale kur ne po humbnin 3-0 pas pjesës së parë, atje ku po luanim kundër skuadrës së mrekullueshme AC Milan”, tha Dudek.
/GazetaBlic Sport/


