Sporti

Mount: Manchester United klub i madh – Chelsea nuk më kishte në plane

07/07/2023 09:28
nga:E K

Mason Mount edhe zyrtarisht është lojtar i Manchester United.

“Djajtë e Kuq” paguan 60 milionë për të siguruar shërbimet e anglezit nga Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport.

Mount foli për transferimin e tij në Manchester United ku tha se klubi i ti i ri është ndër klubet më të mëdha.

“U bë e qartë disa muaj më parë se drejtuesit e Chelseat nuk do të më përfshinin në projektin e ri dhe më pas sapo mora vesh se mund të transferohesha te United nuk u mendova dy herë. Bëhet fjalë për një klub shumë të madh ku kanë kaluar shumë legjenda dhe unë dua të jem pjesë. Ishte një nga objektivat e mi kryesor që të isha pjesë e United që në fazën përgatitore për të qenë më pas gati në sezon. United është një familje e madhe dhe këtë kam mundur ta kuptoj menjëherë.

Numri 7? E kanë veshur lojtarë ikonë të United, unë kam qenë fans i tyre. Është shumë speciale të marr numrin shtatë. Ronaldon e shihja që kur isha i vogël, pastaj Beckham po ashtu ka qenë shumë frymëzues”, u shpreh Mount.

/GazetaBlic Sport/