Lajme

Mehaj: Lavdi dëshmorëve të kombit të rënë në betejën e Loxhës

07/06/2023 16:29
nga:G B

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka përkujtuar dëshmorët të cilët ranë heroikisht para 25 viteve në betejën e Loxhës.

“Lavdi dëshmorëve të rënë në betejën e Loxhës, lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Mehaj.

“Sot shënohet 25 vjetori i betejës së Loxhës në të cilën ranë dëshmorë: Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Xhavit Qufaj, Tahir Shala dhe Lumni Surdulli” ka shkuar Mehaj në Facebook.

Më tej, ai ka theksuar se të rënët në betejën e Loxhës “meritojnë nderim e respekt të përjetshëm”.

“Loxha është njëri nga vendet që ka paguar shtrenjtë çmimin e lirisë, sakrifica e banorëve të saj dhe rezistenca e pathyeshme e tyre bëri që ne të dalim fitimtar në rrugën tonë për liri.Të gjithë këta trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë heroikisht në njërën nga betejat më të lavdishmë të luftës sonë të drejt për liri”, ka theksuar ai

Ai ka përfunduar duke njoftuar se “sot gjithashtu është bërë përurimi i shtatores së heroit, kolonel Tahir Zemaj dhe heroit, Rrustem Bruqi”.