Policia e Kosovës ka ndaluar një rast kontrabande në Gjilan.
Në veturën e të dyshuarit policia ka gjetur 25 thasë duhan të përpunuar për të cilin nuk kishte dokumente, ka njoftuar policia.
Ai dyshohet se i solli në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.
Policia mbrëmjen e së mërkurën u njoftua se në rrugën Stançiq-Gjilan ishte identifikuar një automjet me targa vendore për të cilin kishte informata se merret me kontrabandim të mallrave nga Maqedonia veri në Republikën e Kosovës.
“Automjeti i lartcekur është arrit të ndalohet në hyrje të Gjilanit dhe gjatë kontrollit në ulëset e prapme dhe në bagazh të veturës kishte të ngarkuar 25 thasë duhan të përpunuar me peshë rreth 250 kilogram dhe për të cilin mall nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen, andaj dyshohet për kontrabandë”, njoftoi PK.
Malli i sekuestruar u dërgua në terminalin doganor për procedura të mëtejme.


