Pas transferimit të Ronaldos, shumë lojtarë nga Evropa kanë vendosur të transferohen në Arabinë Saudite, shkak pagesat marramendëse.
Në mesin e formacionit më të mirë të ligës janë vendasit Ahmed Hegazi (32) nga Al Ittihad dhe Ghislain Konan (27) nga Al Nassr, përcjell GazetaBlic Sport.
Së bashku me Brozovicin, anësori portugez Jota (24) dhe bashkëkombasi i tij nga mesfusha Ruben Neves (26) janë dëshmi se në Arabinë Saudite do të vijnë jo vetëm lojtarët në rënie të karrierës së tyre, por edhe ata që mund të shpresojnë për një të ardhme në majat e futbollit evropian.
Al Hilal pagoi 55 milionë euro për Neves, dhe Al Ittihad pagoi 30 milionë për Jotan e Celtic. Mes lojtarëve të tjerë është dyshja senegaleze e Chelseat, Eduard Mendy (32) dhe Kalidou Koulibaly (32), të cilët u larguan për në Al Ahli dhe Al Hilal.
N’Golo Kante (32) dhe Karim Benzema (35) kanë zgjedhur të vazhdojnë karrierën e tyre të shkëlqyer në Al Ittihad, ndërsa ylli i Liverpool, Roberto Firmino është larguar nga Anfield dhe do të drejtojë sulmin e Al Ahlit në të ardhmen. Një tjetër legjendë e Liverpool-it, Steven Gerrard, u ul në stolin e Al Ettifaq.
Ja formacioni më i mirë:



