Lajme

Deputeti i VV-së për “rrugën e tretë” të LDK-së: Rrugë shterpë – opozitë koti

07/05/2023 19:24
nga:G B

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka quajtur opozitë koti opozitën e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i tij vjen pas takimit të LDK-së të mbajtur sot me gazetarë e analistë, për iniciativën për të dalë nga kriza.

Rexhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kur nuk të pranon qytetari, nuk mund të shkosh poshtë, prandaj zgjedh rrugën e tretë, rrufë shterpë.

Postimi i tij i plotë:

Kur nuk të pranon qytetari, nuk mund të shkosh poshtë prandaj zgjedh rrugën e tretë, rrugë shterpë. Rrugë të cilën opozita e ka bërë përherë!

Opozitë koti!