Sporti

Tirana fiton miqësoren e parë, triumfon minimalisht ndaj Strugës

07/05/2023 19:14
nga:Mergim Rreci

Tirana ia del të fitojë miqësoren e parë në Ohër. Bardheblutë e Orges Shehit vijojnë përgatitjet për duelet e raundit të parë në Conference League në kuadër të përballje me gjeorgjianët e Dinamo Batumi.

Me takimin e parë që do të zhvillohet në “Air Albania” (13 korrik) dhe ndeshjen e kthimit një javë më vonë në transfertë.

Pas humbjeve ndaj Dukagjinit dhe Ballkanit, Tirana triumfoi sot përballë Strugës, skuadrës kampione të Maqedonisë së Veriut.

Kryeqytetasit fituan 2-1 falë golave të Ardit Hilës. Ndërkohë që Marjan Radeski realizoi golin e vetëm për ekipin e Shpëtim Duros.