Deputeti i VV- së Adnan Rrustemi në një postim në Facebook ka reguar ndaj deklaratve të fundit të Gazmend Muhaxherit ku ka thënë se është mëse e qartë se me ç’lloj mendësie kanë qeverisur dhe pse kemi gjithë këto dëme si shtet.
Tutje ai shtoi se nuk është është vetëm e turpshme, por edhe e rrezikshme deklarata e tij që krahason qasjen e Kurtit me të Millosheviqit.
Më pas ai tha se këta jo që vetëm i kanë lëshuar gjithnjë Serbisë copëza integriteti e sovraniteti, por këta paskan menduar e po vazhdojnë një gjë të tillë, duke thënë që e drejta e Serbisë për Kosovën është po aq e barbartë sa ajo e jona për Kosovën.
Rrustemi thotë se pa këtë logjikë nuk do të ishte as kjo konkluzë e hiç më pak se nënkryetarit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri.


