Sporti

Luka Romero një hap larg Milanit, ja kur pritet zyrtarizimi

07/04/2023 23:00
nga:Mergim Rreci

Milan dhe Luka Romero janë vetëm një hap larg nisjes së bashkëpunimit.

Mediet italiane bëjnë me dije se argjentinasi do të kryejë testet mjekësore maksimumi deri të enjten dhe më pas pritet zyrtarizimi.

Vetëm pak ditë më parë mesfushori lajmëroi largimin nga Lazio përmes rrjeteve sociale, ndërsa prej kohësh kishte nisur bisedimet me Milan për transferimin te “kuqezinjtë” e Italisë.