Lajme

Gjini: Masat janë sanksione, veç s’ia kanë qitë emrin

07/04/2023 20:59
nga:Genita C

Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se masat e Bashkimit Evropian janë sanksione.

AI në Pressing të T7, ka thënë se kur përmendet fjala sanksione nënkupton masat që janë ndërmarrë, pra sipas tij vetëm fjalën sanksione nuk po e përdorim.

“Veç fakti që shtetet që kanë punu me ne para lufte i kanë dhënë drejtim Kosovës për me mbërri te pavarësia, i kanë dhënë drejtim komunitetit ndërkombëtar që kanë konsideru që e kanë bë një punë të mirë me popullin e Kosovës. Sot edhe ata mendojnë që kanë të drejtë”, ka thënë Gjini.

Ai më tutje ka thënë se këto sanksione nuk janë vetëm kundër kryeministrit Albin Kurtit, por pasojat janë Kosovës.