Interi ka arritur marrëveshje me Davide Frattesin dhe skuadrën e Sassuolos.
Inter dhe Sassuolo ranë dakord për tarifën fikse prej 25 milion €, përcjell GazetaBlic Sport.
Mesfushori i kombëtares italiane do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare në ditët në vijim, atje ku tashmë janë planifikuar testet mjekësore, sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano.


