Sporti

Raportohet se mund të jetë ndihmës i kombëtares A || Arbnor Morina: Jam i punësuar në Federatë, jam gati për çdo pozitë

07/04/2023 14:31
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të vazhdojë ciklin kualifikues të kampionatin europian me trajnerin slloven, Primoz Gliha, sipas Telegrafit.

Ndihmës të trajnerit Gliha do jenë dyshja e njohur, Afrim Toverlani dhe Arbnor Morina.

Në një prononcim të shkurtë për GazetaBlic Sport, trajneri Arbnor Morina thotë se ai është i punësuar në FFK dhe gati për çdo pozitë.

“Jam i punësuar në FFK, jam gati për çdo pozitë pasi punojë aty”, tha Morina shkurtimisht.

Kujtojmë se Morina është trajner i kombëtares U17.