Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka bërë një reagim publik lidhur me situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Bashkimit Europian, raporton GazetaBlic.
Çitaku është shprehur e ashpër ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se “Ujë në mulli të Vuçiçit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij avantureske e të papërgjegjëshme”
“Interes i kujt, pos i Serbisë, është armiqësimi i Kosovës me aleatët tanë” shtoi Çitaku.
Po ashtu nënkryetarja e PDK-së tha se janë gati për zgjedhje.
“Ndërkohë për zgjedhje të reja, jemi gati që sot. Mos u tutni”
/GazetaBlic/


