Publicisti, Shkëlzen Maliqi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se Kurti duhet të ndalet me veprimet e pakoordinuara me BE-në dhe NATO-n.
Ai tha se kryeministri Kurti i ka kaluar të gjithë kufijtë e detyrimit dhe arsyeshmërisë dhe duhet ta kuptojë se nuk mund ta vazhdojë më këtë ‘lojë’.
“BE-ja dhe SHBA-të kanë qenë më të ashpra dhe më të vendosura në reagimet, u shpallën edhe sanksionet ndaj Qeverisë së Kosovës, dhe çëshja kryesore e momentit është a do të kuptoj më në fund Kurti se nuk mund ta vazhdojë këtë lojë sepse i ka kaluar të gjitha kufijtë e dyrimit dhe arsyeshmërisë”, tha ai.
“Ish- presidenti i SHBA-ve dje e quajti këtë lojë marrëzi, tha mjaft më këto marrëzira, sepse godiste edhe palën tjetër, Beogradin, por që zinxhiri i përshkallëzimeve të këputet dhe t’i jepet shansi diplomacisë dhe dialogut, Kurti do të duhej të ndalej me veprimet e pakoordinuara mire me BE-në dhe NATO-n”, deklaroi ai për Gazeta Blic.
Maliqi thotë se asnjëherë faktori ndërkombëtar nuk e ka mohuar se masat e ndërmarra nga Kurti janë kushtetuese, por se politka kërkon urtësi në veprime.
Ai tutje shton se kokfortësia e Kurtit nuk na çon askund dhe se nuk mundet Kosova të jetë kundër gjithë botës.
“Kur ai thotë se masat që ndërmerrë janë demokratike dhe në suazat e kushtetshmërisë, kjo asnjëherë nuk është mnohuar nga faktorët ndërkombëtar, por politika shpesh në situatat e komplikuara me shumë faktor veprues që nuk kontrollohen vetëm përmes aplikimit të ligjin, kërkon urtësi në veprime dhe jo ngutje në ndërmarrjen e masave që po, janë të përligjshme, por kanë efektin e qitjes së benzinës në zjarr. Tash një vjet në Veri të Kosovës serbët janë të mobilizuar dhe rebeluar, janë larguar nga institucionet e Kosovës, bojkotuan zgjedhjet, nuk priren me arsyen, – sigurisht se këtë e bëjnë nën ndikimin dhe kërcënimet e Beogradit dhe forcave radikale që duan të minojnë sigurinë dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës, por ky rebelim nuk mund të ndalet me masat policore që po ndërmirren pa arritjen e marrëveshjes politike shumë më të konkretizuar se ajo e Ohrit.Urtësia kërkon që të ndalesh dhe bëhesh bashkë me aleatët, për të arritur qëllimin. Kokëfortësia e Kurtit nuk na çon askund, s’mund të jemi kundër gjithë botës” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.
Publicisti Maliqi tha se me këtë qasje të Kurtit, të cilën ai e quan ‘parimësi’, situata në veri mund të përshkallëzohet.
“Si po zhvillohet ‘loja’ prej kohësh, së shpejti bëhen një vit prej se ka filluar përshkallëzimi i situatës, pas çdo përpjekjeje të BE-së dhe Perëndimit në përgjithësi, që synonin depërshkallëzimin dhe krijimin e kushteve më normale për vazhdim të dialogut, dhe kur kujtohej se kjo u arrit, akterët gjenin mënyra dhe nivele të reja të provokimeve dhe të përshkallëzimit. E pamë se ç’ka ndodhi pas Marrëveshjes së Ohrit, që Brukseli u ngut ta shpall si arritje të madhe, por Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq sërish arritën ta kontaminojnë situatën, madje në nivelin edhe më të lartë të përshkallëzimit për çka është dashur të intervenonin trupat e KFOR-it (pra NATO!), ku pati shumë të lënduar, por për fat jo edhe viktima. Me këtë logjik të përshkruar, që karakterizohet me kokëfortësinë e Kurtit në mosbindje, ai e quanë parimësi, herën tjetër mund të presim edhe përshkallëzim më të madh”, deklaroi Maliqi për “Gazeta Blic”

Shkëlzen Maliqi, Publicist
/Gazeta Blic/


