Sporti

Rezultoi me doping, reagon peshëngritësi shqiptar: Substanca nuk ka lidhje me sportin që bëj unë, kërkoj mirëkuptimin tuaj

07/04/2023 11:50
nga:L J

Sporti shqiptar ditën e djeshme mori një goditje të rëndë. Peshëngritësi Daniel Godelli, i cili mori pjesë në Europianin e 2023 ka rezultuar pozitiv me doping. Godelli ka përdorur një medikament të quajtur “SARM” i cili rrit masën muskulore dhe rrit forcën e trupit.

Për të sqaruar të gjithë të vërtetën ka reaguar vetë peshëngritësi. Danieli ka theksuar se kjo substancë nuk ka lidhje mme sportin që ai ushtron dhe për këtë do të faktojë gjithçka dhe do t’u nënshtrohet sërish analizave më të detajuara. Gjithashtu kërkon edhe mirëkuptimin e të gjithëve.

“Për ti paraprirë portalve dhe televizioneve dhe për të qen transparent dhe i sinqertë me ju, deklaroj.

Që jam testuar pozitiv në përdorimin e një substance të ndaluar.

Substancë e cila nuk ka lidhje me sportin të cilin unë ushtroj, dhe për këtë arsye do kërkoj analizimin e testit B, ku do të faktoj dhe do të paraqes çdo provë që unë zotëroj për të provuar pafajsinë time.

Kjo pasi flitet për një garë ku unë isha i dëmtuar dhe rezultatet e mia ishin thjeshtë për pjesmarrje dhe për të shënuar emrin për pikë olimpike dhe jo për të garuar 100%.

Kërkoj nga ju mirëkuptimin dhe bashkarisht të presim për rezultatet që do të dalin nga testimi i analizës B. Faleminderit”, ka shkruar Danieli.